rreth-nesh

PSE TE ZGJIDHNI BENIMPEX & CO ?

Se sic e thame dhe ne fillim, Ne besojmë te profesionalizmi, por edhe te qasja njerëzore.

Tek dialogu i sinqertë, tek përgjigjet e sakta dhe tek përkushtimi që nuk ndryshon pavarësisht viteve.

Ne jemi një agjenci doganore me përvojë të gjerë në mbështetjen e biznesit në tregtinë ndërkombëtare dhe logjistikën.

BENIMPEX & CO është historia e një udhëtimi që nis në vitin 1994 – një hap i vogël që u kthye në një rrjet që prek pothuajse çdo pikë hyrëse të Shqipërisë.
Aty ku mallrat nisen, zbarkojnë dhe kalojnë kufij, jemi ne: fryma që lëviz mes tyre.
Që nga ditët e para si biznes i vogël tregtar, kompania u rrit, u transformua dhe sot qëndron si një nga strukturat më të qëndrueshme të logjistikës dhe shërbimeve doganore në vend.
Me zyra në tokë, det e ajër – nga Tirana në Durrës, nga Rinas në Qafë Thanë, Nga Hani Hotit ne Sarande ne lidhim Shqipërinë me botën, dhe botën me Shqipërinë.

Por për ne, logjistika nuk është vetëm dokumente dhe procedura.

Është arti i organizimit.

Është ritmi i lëvizjes.

Është siguria që çdo klient të ndihet i mbrojtur, i orientuar dhe i qetë.

Çdo ditë punojmë që proceset të jenë më të shpejta, më të qarta dhe më të lehta, si një kalendar që të frymëzon ta hapësh çdo mëngjes.

Ne besojmë te profesionalizmi, por edhe te qasja njerëzore.

Tek dialogu i sinqertë, tek përgjigjet e sakta dhe tek përkushtimi që nuk ndryshon pavarësisht viteve.

Nga Tirana drejt cdo pike hyrese te vendit, krijuam themelet e nje rrjeti qe rritej se bashku me Ne.

  • Sot “Benimpex & Co” zoteron 18 zyra ne te gjithe zonen doganore te Republikes se Shqiperise, ka 31 agjente te licensuar per llogari te saj, dhe bashkepunetore ne cdo qytet, ka kontrata me ente te ndryshme private dhe shteterore jo vetem ne Shqiperi por dhe jashte saj, emri i “Benimpex & Co” sot eshte i kerkuar jo vetem per sherbimin doganor e spedicioner por dhe per konsulencen ne keto fusha.
  • Stafi i “Benimpex & Co” eshte nje staf i pergatitur, i trajnuar i gatshem dhe me deshire per te qene sa me bashkekohor, per te ofruar nje sherbim cilesor jo vetem klienteve te saj por kujtdo qe do te kete nevoje, per tu bere pjese e integrimit te biznesit europian ne Shqiperi.
  • Sot fokusi i “Benimpex & Co” eshte te nje e vertet shume e rendesishme, rritja nuk eshte faze e perkohshem, por zgjdhje e perditshme. Sot Njerezit e suksesshem nuk presin qe rrethanat te ndryshojne, por punojne cdo dite qe proceset te jene te shpejta, te qarta, te lehta.
  • Benimpex & Co e ka te qarte; Suksesi nuk eshte destinacion, por gjendje e brendshme qe ndertohet permes disiplines se qete, vetedijes dhe perkushtimit ndaj rritjes personale dhe asaj kolektive.
  • Transformimi dhe rritja e vazhdueshme eshte nje zgjedhje e perditshme, jo nje faze qe vjen e iken dhe zhvillimi i “Benimpex & Co” u krye ne baze te resurseve te veta dhe shtimit dhe zgjerimit te tyre brenda per brenda tij.

Kontakt

Per me shume informacion mos hezitoi te na kontaktoni

Partneri Yne

ALS Group

Një lider dinamik dhe globalisht aktiv në zgjidhjet doganore.