Dokumentet ne import dhe ne eksport ne perputhje me nenin 150 te Kodit doganore te RSH,
Per importin e mallrave,
- Deklarata doganore,
- Fatura,
- Dokumenti i transportit,
- Lista e paketimit,
- Si dhe cdo dokument tjeter i nevojshem nese kerkohet zbatimi i nje rregjimi tarifor preferencial ose cdo mase tjeter per te cilen nuk zbatohen rregullat normative te zbatueshme per mallrat e deklaruara si dhe dokumente te nevojshme per zbatimin e dispozitave qe rregullojne vendosjen ne qarkullim te lire te mallrave te deklaruara.
Per eksportimin e mallrave,
- Deklarate doganore,
- Fature,
- Dokument transporti
- Si dhe cdo dokument i nevojshem per zbatimin e masave te politikes tregtare dhe ligjeve te tjera qe rregullojne eksportimin e mallrave.
Deklarimi i mallrave në Doganë
Deklarimi në doganë është paraqitja e mallrave që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë pranë autoriteteve doganore për të kryer procedurat sipas njërës nga mënyrat e deklarimit.
Përfaqësimi në dogane:
Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë të deklarojë mallrat në doganë nëpërmjet një përfaqësuesi.
1. Përfaqësimi mund të jetë:
a) Përfaqësim i drejtpërdrejtë: kur përfaqësuesi deklaron në emër dhe për llogari të të përfaqësuarit.
b) Përfaqësim i tërthortë: kur përfaqësuesi deklaron në emër të tij dhe për llogari të të përfaqësuarit.
2. Një përfaqësues doganor duhet të jetë i vendosur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.
3. Me vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen kushtet nën të cilat një përfaqësues doganor mund të ofrojë shërbime në Republikën e Shqipërisë.
Baza ligjore:
Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 24 deri 26, VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, nenet 78 deri 88.



















